Bylykbashi: Rama nuk heq dorë nga kërcënimi i mediave!

449
Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi akuzon mazhorancën për futje të qëllimshme të nenit 6 që parashikon dënimin e gazetarëve nëse kritikojnë punën e prokurorëve. Bylykbashi thotë se mazhoranca e ka futur atë fshehurazi kur opozita e kishte bojkotuar komisionin. 
Deklarata e plotë e Bylykbashit në Facebook:
“Vesi del me shpirtin thone…Kjo mazhorance e ka tmerr lirine e medias, si eterit e 1944 qe i frymezojne. Para tre ditesh sollen ne komision ligjin per Prokurorine Speciale te cilin e kishin hartuar ne erresire te plote, me te cilin media denohej nese tentonte te bente transparence, duke e quajtur “ndikim te papershtatshem”!  Opozita dhe media e denoncoi menjehere. Ai nen nuk kalon! Por keta nuk heqin dore nga kercenimi mbi median! Mesa duket, te njejtin kercenim e kane futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. 

Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si çdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi. Ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances!”.
Sigal