Kokëdhima refuzon Ramën: S’pleqëroj as në Vuno, as në Gjirin e Lalëzit

435
Koço Kokëdhima i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama në lidhje me një deklaratë që ky ka bërë muaj më parë në Jug të vendit se do të pleqëronte me të në Vuno. Mirëpo, Kokëdhima e ka refuzuar hapur kryeministrin. Duke folur për gazetarin Eni Shehu të “ABC News”, Kokëdhima tha se nuk ka ndërmend të pleqërojë as në Vuno dhe as në Gjirin e Lalëzit, duke konfirmuar prishjen e tij me Ramën “Për këtë punën e pleqërimit unë them se nuk do pleqëroj as në Vuno as në Lalëz, nuk kam ndërmend madje të pleqëroj por do të punoj deri në ditën e fundit të jetës.” tha Kokëdhima.
Sigal