Bushati takim me homologun e Egjiptit dhe të Kubës: Avancim në aspektin ekonomik

444
Në kuadër të qëndrimit të tij në Nju Jork për të marrë pjesë në Punimet e Sesionit të 70 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi takime me homologun e Egjiptit Sameh Shoukry dhe të Kubes Bruno Eduardo Rodríguez Parrilla. Gjatë takimit të zhvilluar me Ministrin e Punëve te Jashtme të Egjiptit Sameh Shoukry, dy ministrat vunë në dukje marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe shprehën vullnetin për avancimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në aspektin ekonomik. Në takim u diskutua mbi ecurinë dhe avancimin e raporteve dypalëshe si dhe mbajtja e konsultimeve diplomatike midis dy ministrive të jashtme dhe e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

U theksua nevoja e plotësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor midis dy vendeve duke u ndalur konkretisht për finalizimin sa më shpejt të marrëveshjes “Mbi Transportin Detar”.
Ministri Bushati dhe Ministri Shoukry vunë në dukje bashkëpunimin shumë të mirë në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe nevojën e vazhdimit të mëtejshëm të tij. Palët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet në rajon dhe më gjerë si dhe nevojën e bashkëpunimit e koordinimit sa në të mirë të përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit. Ministri Bushati, zhvilloi në Nju Jork një takim me Ministrin për Punëve te Jashtme te Kubes Bruno Eduardo Rodríguez Parrilla.

Te dy Ministrat shprehën vullnetin për të intensifikuar më tej raportet dypalëshe dhe në dritën e zhvillimeve më të fundit ndërkombëtare. Ministri Bushati vlerësoi si tepër pozitive dhe historike zhvillimet më tëfundit qe mundësuan rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit Ministri Bushati kërkoj prej homologut Parrilla, që Kuba të punoj në drejtim të njohjes se shtetit të Kosovës si një realitet i pakthyeshëm dhe tashmë i konsoliduar, si dhe inkurajoi që të mbështet kërkesa e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO. 
Sigal