Japoni/ Shembet piramida me 150 nxënës, dhjetëra fëmijë dërgohen në spital

471
Në një shkollë fillore në Osaka të Japonisë, janë zhvilluar një varg aktivitetesh sportive, mes të cilave edhe formimi i piramidës njerëzore. 150 nxënës u vendosën sipër njëri tjetrit duke formuar një piramidë, por njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin duke bërë që piramida të shembet. Dhjetëra fëmijë u dërguan në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Sigal