Filluan të trafikonin sërish heroinë, kapen dy shqiptarët

380
Sigal

Dy shqiptarë të akuzuar për trafik heroine janë vënë në pranga nga policia italiane, mëngjesin e ditës së djeshme.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarë e arrestuar janë Fati Xeka, 37-vjeç dhe një Rober Lusha, 39-vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia ka arrestuar shqiptarin Fati Xeka, pasi kishte marrë informacione se kishte filluar sërish tregtimin e heroinës. Ai është i njohur në polici që nga viti 2007 për trafikun e heroinës ndërmjet qyteteve, vepër penale, për të cilën është arrestuar disa herë.

Zona në të cilën Xeka trafikonte heroinën ishte ajo e Emilia Est. Sapo policia e arrestoi, së bashku me shqiptarin shkruan në shtëpinë ku ai banonte.

Atje gjetën 39-vjeçarin shqiptar, Lusha Rober, i cili ishte po ashtu emër i njohur për trafikimin e kokainës. 39-vjeçari ishte duke vuajtur një dënim 4-vjeçar për sasi të mëdha të trafikut të heroinës, dënim që e kishte marrë në vitin 2018 në Parma.

Lusha vuante dënimin “arrest shtëpie” në provincën e Brescia, por kishte arritur të shpëtonte duke gjetur strehim në shtëpinë e bashkatdhetarit të tij në Parma, ku flinte në një divan në dhomën e ndenjes.

Zona ku Lusha vepronte për trafikun e heroinës ishin Brescia dhe Bergamo, ku në fakt ishte arrestuar në vitin 2017 pas një operacioni të madh antidrogë.

Në 2017 agjentët antidrogë i kontrolluan më pas shtëpinë, duke i gjetur 256 gramë heroinë me cilësi të mirë, një peshore dhe 650 euro para të gatshme. Droga e gjetur mund të shitej 40 € për gram në rrugët e Parmës dhe nëse do kishte dalë në treg vlera totale e saj shkonte në 28,000 €.