Braimllari te Bregu i Lumit: Ky është shteti policesk që Edi Rama po ndërton në këtë vend

488
Sigal

Prononcimi i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari në mbështetje të banorëve tek Bregu i Lumit

Është shumë e qartë. Këtu situata është totalisht e degraduar në raport me forcat e rendit të Edi Ramës. Edi Rama ka urdhëruar Policinë e Shtetit të dhunojë gratë, të moshuarit, fëmijët. Shefi i Komisariatit Numër 4 është filmuar duke dhunuar një grua. Nuk e kuptoj pse Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës duhet të veprojë në këtë mënyrë. Nuk e kuptoj, ata banorë në një varfëri ekstreme, se çfarë dëmi mund t’i sjellin këta Edi Ramës. Këtu kemi të bëjmë me një kryeministër të degraduar, me një qeveri e cila nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve. Sot lihen të lirë banditët, lihen të lirë trafikantët e drogës, lihen të lirë ata që grabisin Rinasin me urdhër shtetëror dhe arrestohet Agim Peposhi, të rinj dhe të reja për protesta me qëllim që të mbrojnë pronën e tyre. nuk e kuptoj. Këta banorë gjënë më të shtrenjtë kanë pronën e tyre. Dhe nuk e shohin shtetin si partner për ta zgjidhur, por e shohin shtetin si një instrument që e dhunon.
Këta kanë dhunuar drejtë për drejtë me porosi të Edi Ramës. Edi Rama po i trajton qytetarët e vendit të tij si të ishin terroristë. I ka nxjerrë me pizhame nga shtëpia në 6 të mëngjesit. I ka bllokuar telefonat duke ja marrë, duke dhunuar drejtë për drejtë të drejtat e njeriut. Ky është shteti policesk që Edi Rama po ndërton në këtë vend. Nëse Sandër Lleshi dhe Edi Rama mendojnë se me presionet e policisë do t’i mbyllë gojën një populli të tërë e ka gabim. Sepse revolta popullore është e jashtëzakonshme dhe do të marrë zvarrë Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn. Sepse ata po provokojnë drejtë për drejtë banorët e këtij vendi.