Deklarata për shtyp s sekretarit të përgjithshëm dhe Deputetit të Lsi-së, Endrit Braimllari

Zhvillimet e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmojnë për të disatën herë lidhjen e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Paligjshmëria e Edi Ramës synon mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij, Vangjush Dako dhe ministrat e tjerë të lidhur me botën e krimit të organizuar në Shqipëri. Me ndihmën e të cilëve u realizua dhe blerja e zgjedhjeve. Ato çka kemi bërë publike prej kohësh, përfshirjen e strukturave kriminale në zgjedhjet e Qershorit janë vërtetuar sot.

Dhunimi i Kushtetutës dhe i institucioneve, kapja e Prokurorisë  së Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda i shërbejnë Edi Ramës për të mbyllur një orë e më parë çështjet e bashkëpunëtorëve të tij në krim. Po risjell përsëri në vëmendje të opinionit publik pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga  Edi Rama, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria.

Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafes, ish Ministër i Brendshëm?

Cila është lidhja e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë me Avdylajt?

Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat?

Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit?

Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit?

A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?

Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën?

A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?

A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon?

Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës  në çështjen e Xibrakës?