Braçe konfirmon fitoren e të majtëve: Rezultati, votë shpirti e puro socialistësh

406
Nënkryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Erjon Braçe është shprehur dje, i mahnitur nga fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në të gjithë Shqipërinë. Në një status të tij, në Facebook, Braçe u shpreh mbrëmë rreth mesnatës. 
“Çfarë fitore, çfarë fitore!! Pooor; Çfarë përgjegjësie, çfarë përgjegjësie!! Përtej fitores së madhe është përgjegjësi!! Duhet ta mendojmë tërësisht për Punë, vetëm për Punë!! Ndaj jam i kënaqur që; punën në Durrës do ta drejtojë Vangjush Dako; në Vlorë fiton dhe shkon në punë një si Dritan Leli”, në Korçë punën do ta vazhdojë Sotiraq Filo; në Fier puna merr një dimension të ri me Armando Subashin; në Elbasan punën do ta çojë kudo Qazim Sejdini; në Lushnjë punën do ta vazhdojë Fatos Tushe; në Berat pa asnjë diskutim punën do ta drejtojë Petrit Sina. Por, mbi të gjitha jam i kënaqur për tre zonja që punën e tyre të derisotme do ja kushtojnë komuniteteve shumë të gjera për herë të parë; Miken time, Majlinda Bufi që ka fituar në një zonë tërësisht të vështirë e nën pushtet kriminal, në Roskovec; Zamira Ramin në Gjirokastrën e vjetër e të re; Luiza Mandin, doktoreshën e Libohovës, vendit të nënës sime”, e mbylli Braçe komentin. 
Më herët, deputeti socialist, Erjon Braçe e cilësoi rezultatin në zonën që ai është deputet, në Divjakë, si “votë shpirti dhe votë puro socialistësh”. Në një tjetër postim në rrjetin social “Facebook”, Braçe gjeti rastin të falenderonte dje të gjithë ata që kanë kontribuuar në fitoren në Lushnje, duke i marrë me radhë me emra dhe me fshatra. 
Sigal