Ministria e Mjedisit diskutim mbi “Menaxhimin e Integruar të Kimikateve“

561
Ministria e Mjedisit zhvilloi një diskutim publik për projektligjin “Për Menaxhimin e Integruar të Kimikateve“. Gjatë kësaj dëgjese ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave mjedisore dhe shoqërisë civile u bë një prezantim i detajuar për përmbajtjen e projekt-aktit, duke u përqendruar në risitë që sjell ky projektligj, skemën e ngritur në nivel evropian për menaxhimin e integruar të kimikateve si dhe përshtatjen e tyre në nivel kombëtar etj.
Projektligji përcakton rregullat ndaj prodhuesve, importuesve, përdoruesve profesionalë dhe aktorëve të tjerë në zinxhirin e furnizimit të kimikateve, përpara vendosjes së një kimikati në treg, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit, si dhe lidhet me: klasifikimin, etiketimin, paketimin dhe dokumentacionin me të dhënat e sigurisë dhe kufizimet në prodhim, vendosjen në treg dhe përdorimin e substancave me rrezikshmëri të lartë.
Sipas këtij projektligji synohet të krijohet një sistem i menaxhimit të kimikateve në linjë me atë të BE-së, ku autoriteti kompetent si dhe prodhuesit, importuesit dhe përdoruesit në zinxhirin e furnizimit të kimikateve, të përgatisin veten e tyre, për të kryer të njëjtat detyra me ato që do të kryejnë kur të Shqipëria të jetë vend anëtar i BE-së.
Sigal