Ish-ministrja Gjosha: Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrat

289

Deputetja e LSI-së dhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vë në pikëpyetje kopjen që i është dërguar autoriteteve italiane për ekspertizë, kur nga Italia ende pritet përgjigja e audio-përgjimit, nëse është ose jo vëllai i ministrit të Brendshëm protagonist, Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur disa dyshime te reja. Si ish-ministre e Integrimit, Gjosha duket pesimiste edhe për qershorin, për sa kohë sipas saj, Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrat e shtëpisë. Mazhorancës do t’i duhen 6 vota për të miratuar ndryshimet për të zhbllokuar emërimin e magjistratëve të rinj. Por ish-ministrja Gjosha thotë, se kjo nuk do të ndodhë! Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës, pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët, që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë, që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë. Për të zgjidhur ngërçin, mazhoranca nuk ka gjetur rrugë tjetër, veç ndryshimit të ligjit, duke ia lënë emërimet në dorë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Për të bërë këto ndryshime duhen 84 vota në Kuvend?

Gazetarja Marsela Karapanço ka pyetur deputeten e LSI, Klajda Gjosha, nëse nga kjo parti do të ketë rrjedhje votash, duke u bashkuar me PS. Por për ish-ministren e LSI, Gjosha kjo gjë nuk do të ndodhë dhe sipas saj kompromise të tilla të sjella në minutën e fundit pa dialog dhe konsultim nuk do të votohen. Zonja Gjosha tha se deputetët e LSI kanë qëndruar në disa seanca të Kuvendit për shkak se kishin rreth 6 muaj që nuk kishin shkuar. Socialistë, çlirohuni nga Rilindja!