Blushi: Humbësi i zgjedhjeve thërret në ndihmë policinë

493
Pas thirrjes së kryeministrit Rama për përfshirje të policië në fushatën e PS-së ka reaguar ashpër edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Sipas tij, Rama provoi se është kërcënim për shoqërinë dhe do shkarkohet më 25 qershor. Ja cfarë shkruan Blushi në Fb.

HUMBËSI I ZGJEDHJEVE THËRRET POLICINË NE NDIHMË
Nga ligësia, nga mendjelehtësia dhe nga frika Edi Rama e provoi se është nje kërcënim për shoqërinë.
Ti kërkosh policëve të mbledhin votat me kapele, do të thotë ti presësh kokën policisë.
Në vend që policia të na mbrojë ne tani ne duhet të mbrojmë ne policinë nga Rama. Jo vetëm për këtë shkak do shkarkohet nga puna në 25 Qershor.
Sigal