Betohet deputeti i ri shqiptar

201

Me largimin e ish Ministrit të Mbrojtjes Saimir Tahiri nga karrigia e deputetit të parlamentit, këtë të enjte në Kuvend është betuar deputeti i ri.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka lexuar formulën e betimit, ndërsa deputeti i “ri” Spartak Braho ka thënë betohem, një fjalë e pasuar me duartrokitjet e maxhorancës dhe heshtjen e opozitës.

Spartak Braho do të mbajë tashmë mandatin e deputetit lënë nga Tahiri javën e kaluar.