Berisha:“Premtoj liberalizim vizash dhe me SHBA”

448
Sigal

Berisha prezanton deputetët në Durrës: “Në 22 vjet, PS asnjë kontribut për integrimin e vendit”

Pas çeljes zyrtare të fushatës elektorale në kryeqytet, PD-ja prezantoi dje  në Durrës kandidatët për deputetë në këtë qark. Kreu i mazhorancës, Sali Berisha, ndërsa ka prezantuar skuadrën e tij para qindra e mijërave qytetarëve të mbledhur në sheshin “ Taulantia” , i vlerësoi ata si uraganin e fitores së 23 qershorit në këtë qark dhe mbarë vendin. Procesi i integrimit dhe punësimi i shqiptarëve ka qenë kryefjalë e Kryeministrit, ndërsa ka akuzuar PS-në dhe liderin e saj se në 22 vite demokraci nuk kanë asnjë kontribut në proceset integruese të Shqipërisë. Nga Durrësi, Kryeministri është zotuar se qeveria e tij pas heqjes së vizave me Evropën, përmes reformave do të heqë vizat edhe me SHBA. “Për çdo shqiptar asgjë s’është më jetike se integrimi ynë në Evropë. Durrësi është dëshmitari, gardiani i vokacionit perëndimor shqiptar, në këtë port kanë vërshuar flukset e kombit drejt vendeve të zhvilluara. Të vish këtu në ditën e Evropës pasi ke bllokuar për ditë me radhë dhe të betohesh për Evropën ose është Nastradin ose hipokrit i pa shpresë. Me histori duhet të merremi vetëm aq sa na duhet për të parë më mirë përpara. Si ka mundësi 22 vjet me radhë të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit të lidhen vetëm me emrin e PD. Ne nuk kemi qenë 22 vjet në pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitën, por kemi qëndruar në mbështetje të fuqishme të integrimit. Si ka mundësi që kjo parti në 20 vite nuk ka qoftë një firmë të vetme drejt botës perëndimore. Të vish në Durrës dhe të betohesh për Evropën në një kohë kur në Tiranë bllokon votimin e tre ligjeve është hipokrizi. Ata janë alternativa e trillimit, ndaj dhe ne të ecim përpara. Duke rivlerësuar se alternativa e majtë është trillimi dhe mashtrimi, Berisha garantoi se nëse fiton mandatin e dytë qeverisës do bëjë reforma dhe për heqjen e vizave me SHBA, ashtu si për BE-në.  “Me reforma të thella, ne hoqëm vizat me Evropën, me reforma të thella do heqim vizat me SHBA-në dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne ju besojmë ju, mundit dhe djersës suaj, aspiratave vlerave tuaja, asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit, rrugën tonë drejt punësimit, drejt mirëqenies”.