Enkeled Alibeaj, ekspert i së Drejtës Kushtetuese: Parlamenti përdoret si Byroja Politike e Partisë

625
Sigal

Dekreti i Presidentit të Republikës është në fuqi dhe cilido jurist,  edhe me mangësi profesionale, e kupton që një ligj që është ende në fuqi nuk mund të cilësohet nga askush, ca më pak nga parlamenti si antikushtetues, e më keq akoma, që ka cenuar rëndë Kushtetutën. I vetmi institucion kushtetues që gjykon ligjet që miraton parlamenti dhe dekretet e Presidentit për kushtetueshmërinë është Gjykata Kushtetuese. Pra, që ligjbërësit që ndërmarrin nisma të tilla në parlament, pa dhënë vendimin Gjykata Kushtetuese, sikurse ngritja e Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit është jo vetëm qesharak, por e përdorin Parlamentin si të jetë Byroja Politike e Partisë dhe urdhrat e Partisë zbatohen pa zë nga deputetët komunistë.