Gazeta Telegraf/ Gert Shella denoncon skemën abuzive të fondeve për drejtësinë

663
Sigal

 Gazeta Telegraf/

Gerti Shella gazetar dhe një nga aktivistët kryesorë të
shoqërisë civile, ka denoncuar nëpërmjet një postimi dy persona të cilët sipas
Shellës abuzojnë me fondet për drejtësinë në Shqipëri. Shella shkruan në
postimin e tij, “drejtoresha e Save the Children, Anila Meco dhe koordinatori i
saj Sokol Muca, duke marrë pjesë, me kërkesë të tyre, në tryezën e nivelit të
lartë të organizuar nga INFOCIP për vlerësimin tematik të afateve procedurale
të gjykimit administrativ…. thanë se donin të ishin me patjetër të pranishëm,
që të shikonin si bëhet një monitorim gjykate… Këta të dy sot menaxhojnë
100,091,479 euro për monitorimin e gjykatave…qysh tani, gjysmat i kanë
akaparuar në organizata që akoma nuk kanë një emër…le të presim me durim të
mësojmë ku përfundojnë fondet e drejtësisë…teksa neve atë ditë na binte bretku
pas netësh pa gjumë dhe orë të tëra përgatitje, këta kanë qenë duke e bërë
‘lidhkën’ siç duket…”, shkruan Shella.