Gazeta Telegraf/ “Qendra e Artit në Elbasan, shembull që duhet marrë”

255

Artur AJAZI


Qendra
e Artit në Elbasan, qysh nga dita e krijimit si institucion, ka qenë dhe mbetet
“qendra e të gjitha veprimtarive artistike kombëtare dhe ndërkombëtare”. Kjo
për faktin e thjeshtë, sepse ajo menaxhohet maksimalisht nga njerëz
profesionistë, të përkushtuar, me etjen e madhe për të paraqitur përpara
qytetarëve të këtij qyteti dhe më gjërë, krijimet dhe veprimtatirë dhe eventet
më të bukura artistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Në bisedë me drejtorin e
Qendrës së Artit në Elbasan zotin Kliton Kapaj, njeriun pasionant ndaj detyrës
e cila ka përmbushur atë profesionalisht mësuam se “Elbasani mbetet kryeqendra
e festivaleve, e koncerteve, e aktiviteteve dhe eventeve artistike kombëtare
dhe ndërkombëtare, një preferencë e mirë dhe e vazhdueshme për qendrat e tjera
brënda dhe jashtë vendit”.

Elbasani,
kryeqendër e veprimtarive

Duke
renditur disa prej veprimtarive 
artistike që ka zhvilluar deri sot dhe që ka në plan të zhvillojë Qendra
e Artit e këtij qyteti, drejtori Kapaj tha për “Telegraf” se “edhe këtë vit,
Elbasani u cilësua si kryeqendra e veprimtarive artistike kombëtare, nuk është
e tepërt ta themi me mburrje se, tek ne është zhvilluar me sukses Festivali  Folklorik Kombëtar i Këngës Popullore
Qytetare, koncerti i “Natës së Verës”,  kolonia e piktorëve në festimet e Ditës së
Verës, Tinguj Mesdhetare “Kastriot Tusha & Frends”,  Miss Elbasani, teatri për femijë, premiera
“Shokë të Vërtetë”, premiera e re e Teatrit Skampa “Mos e dhantë
zoti”, koncerti  recital  “Medih & Demir Zena dhe miqtë”
në Elbasan dhe Gjakovë,  aktiviteti  kulturor 
“Miqtë e Shpatit, Gjinar”, koncerti në Festën e Shijonit, koncert
në Gjilan me Ansamblin “Isuf Myzyri” ku fituam tre çmime, çmimin e
dytë si ansambël, çmimi orkestra më e mirë, çmimi  “Solistët më të mirë”. Drejtori Kapaj duke
renditur veprimtaritë artistike të peridhës verore u shpreh se “ato mbeten të
shumta, siç kanë qenë “Maratona e Këngës dhe Verë dhe Portokalle” në sheshin
kryesor të qytetit me një pjesëmarrje shumë ta madhe shikuesish, kurse për  pjesën tjetër 
të  vitit 2016, ne kemi në plan
takimin kombëtar të Orkestrave të Harqeve, dhe muzika e Dhomës, kurse Elbasani
do të marrë pjesë me orkestrën e harqeve të Qendrës së Artit që është një takim
kombëtare dhe prestigjoz. Ndërkohë “Identitet” është një aktivitet i
zhanrit  të “Danci Kontemporan” që do të
zhvillohet në dy netë në fund te shtatorit. Nga ana e saj Qendra e Artit
Elbasan  ka në plan të shfaqë premierën e
saj  “Mos e dhantë zoti”  të 
Kristo  Floqit me regji të Milto
Kutalit në Tiranë, Korçë dhe Kosovë.

Veprimtaritë
ndërkombëtare

Gjithashtu
ka në plan të marrë pjesë në aktivitete muzikore folklorike me Ansamblin “Isuf
Myzyri” në Odën Dibrane si dhe në Tetovë. Në muajin tetor, është Festivali
Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa”, Edicioni i 18 të “New Energy” i Fest
“Skampa”. Në festivalin “Skampa” në Elbasan dhe në skenat  alternative 
të tij, janë paraparë të 
performohen në pesë netë afro 11 shfaqje, 11 trupa  teatrore, 4 
trupa  shqiptare dhe 7 të
huaja.  Trupa shqiptare  janë teatri “Skampa, teatri  i 
“Metropolit”  Tiranë, teatri  “Zihni Sako” Gjirokastër, teratri  “Migjeni” 
Shkodër, si dhe trupat e huaja nga Argjentina, Italia, Kosova,
Maqedonia, Mali Zi, Suedia dhe Rumania. Në fund kemi koncertin “Gala i
Fundvitit”. Në Elbasan është bërë një punë e shkçlqyer përsa i përket artit, ku
mjafton të përmendim se, në një vit Elbasani ka tre aktivitete kombëtare,
festivali Folklorik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, festivali ndërkombetar
i Teatrit “Skampa” edicioni i 18 i “New Energy”, takimi kombëtar i
Orkestrave të Harqeve dhe muzika e dhomës”. Mbetet në nderin e Ministrisë së
Kulturës, mbështetja me fonde dhe investime e Qendrës së Artit në Elbasan, si
institucioni i vetëm që njihet në shkallë vendi dhe ndërkombëtarisht, si
promotori i vlerave artistike dhe kontributeve krijuese të autorëve vendas dhe
të huaj. Madje këta të fundit, në Elbasan, duket sikur kanë gjetur pikën e
referimit nga ku shpalosin çdo vit jo vetëm krijimet dhe arritjet, por edhe
sukseset e tyre.