Gazeta Telegraf/ Ministria e Arsimit hedh poshtë pretendimet për tekstet e papërshtatshme

483
Sigal

Ministria
e Arsimit dhe Sportit ndoqi shqetësimin e ngritur në disa media dhe rrjete
sociale, për përdorimin e teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme në
institucionet shkollore të arsimit parauniversitar. Pas verifikimeve, Ministria
e Arsimit dhe Sportit sqaron se në asnjë nga rastet e paraqitura në media dhe
rrjete sociale nuk bëhet fjalë për tekste shkollore që janë pjesë e katalogut
të teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017, miratuar nga Ministria e
Arsimit dhe Sportit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së
Arsimit dhe Sportit dhe i afishuar në ambientet e shkollave dhe subjekteve të
licensuara për shpërndarjen e teksteve dhe fletoreve të punës. Në asnjë nga
tekstet e këtij katalogu, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk
ekzistojnë faqe me përmbajtje të tilla.