Berisha: Rama shkarkime kolektive në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

601
Ish kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në facebook publikon një denoncim të një qytetari dixhital” siç thotë ai, të shkarkimeve kolektive në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Ja çfarë shkruan Berisha
Postimi i Berishes
Qytetari dixhital njofton:
Sot Rama ne overdoze, ka thirrur ne takim te gjithe drejtoret e tatimeve dhe doganave te vendit dhe ju komunikon shkarkimin kolektiv!?!
“Pershendetje Doktor Berisha. Sot ne oren 8.00 te mengjezit Rama ka zhvilluar takim me kryetaret e degeve doganore dhe drejtoret e DPD- ve. Takimi ka zgjatur vetem 5 min. I ka pushuar te gjithe si te paafte dhe ka ikur. Me sa duket isht e ne overdoze.E gjithe administrata eshte shokuar. Dhe tani po meren me barcaleta per shendetin e kryeministrit”
“Doktor Berisha pershendetje. Sot ne mengjes ne oren 8, edi rama ka qene ne drejtorine e pergjithshme te doganave, ne hollin e katit te pare me te gjithe drejtoret dhe kryetaret e doganave. Ka ndejtur vetem 5 minuta, duke i komunikuar se i ka dhene urdher drejtoreshes se pergjithshme te shkarkoje te gjithe punonjesit e doganave ne Shqiperi, duke thene se boll, deri ketu. rezultatet jane skandaloze. Pas ketij njoftimi ka ikur menjehere. Me respekt”
Sigal

 

Në një postim të pak minutave më vonë, Lulzim Basha, kryetari i PD-së reagon duke akuzuar Ramën si “Kryekontrabandisti numër 1′ ndërsa “drejtorët janë ushqim për propagandë”

Lulzim Basha: Kokoshi 200 milionë, sipas raportimeve në media paska pranuar sot kontrabandën dhe vjedhjen masive në dogana, por si gjithmonë me hile, u përpoq për ta kthyer edhe këtë vjedhje prej 1 milionë dollarë në ditë në propagandë.
A mund të bëhet kontrabanda propaganda??? Kokoshi 200 milionë mendon se po!
E vërteta që e dinë të gjthë është se kontrabandën e cigares e të naftës e bën Edi Rama, jo ca drejtorë. Ai e ngre traun e doganës për miqtë e tij, për oligarkët e naftës e të cigareve.
Kryekontrabandisti numër 1 është Edi Rama, drejtorët janë ushqim për propagandë