Berisha: Rama po përgatitet për kapitullimin final

556
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, se do të largohet nga drejtimi i partisë vetëm në rast se partia e tij nuk del e para në garën elektorale, tregon se ai po e ndien humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit, pasi më herët pati deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse PS, nuk fiton zgjedhjet.

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, ju ka bërë thirrje socialistëve që të mos habiten nëse javën që vjen Rama të ndryshojë sërish deklaratë duke thënë se do të largohet nga drejtimi i PS-së vetëm në rast se partia e tij do të dalë forcë e tretë.

‘Edi Rama përgatitet për kapitullimin final
Rama më parë ishte zotuar se
– po tre humbiste zgjedhjet do ter jepte dorëheqjen
– Rama parmbrëmë tek Balla hoqi dorë nga zotimi i mëparshëm dhe deklaroi se
– po të dalë PS parti e dytë, do ter japë dorëheqjen.
Me këtë, Rama pranoi haptas se nuk sheh fitore në horizont!

Javën e ardhshme ndiqeni pasi Rama do të deklaroje se vetëm po të dalë parti e tretë do të japë dorëheqjen. Prandaj o siçilistë, përgatituni për një greve të re urie vjeshtën që vjen!’, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.
Sigal