Berisha pa mikrofon: Rama rri me kriminelë, sot ditë e zezë për Parlamentin

605
Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se dita e sotme është një datë e zezë në historinë e parlamentit shqiptar. Berisha nuk i kurseu akuzat për Ramën, ndërsa u ndal tek drafti për vettingun në polici.
Mes të tjerash ai kujtoi një deklaratë të Ramës të bërë në prill të 2017-ës për Policinë e Shtetit. Ndërkohë, pa mikrofon, Berisha nisi të bërtiste në salle teksa ulje në vendin e tij se ‘Rama rrinte me kriminelë’.
“Zonja deputete, zotërinj deputetë. Zonja kryesuese e seancës, të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, në historinë e këtij parlamenti në datën e zeza do mbetet edhe jo ditë e gdhendur. Kjo jo për faktin se ne kundërshtojmë një përpjekje për transparencë, por mbështesim të gjithë forcën dhe fuqinë tonë, për transparencë në çdo qelizë. Këtu sillet një ligj që përbën hipokrizinë më të madhe të ardhur ndonjëherë në këtë parlament. Unë do u lexoj këtu çfarë ka thënë Noriega, shefi Narko-shtetit shqiptar në prill të 2017-ës. (“Policia pas 3 vitesh e gjysmë është një autoritet i lindur. Besueshmëria është faktuar më së miri. Policia e shtetit ishte institucioni më i besueshëm” përmend një raport të Ramës). Pse të gjitha vrasjet? Pse të gjitha trafiqet kanë një lidhje me PS? Sepse polica është mbështetëse e juaja, është ndërlidhëse. Vihet re shkelje e vazhdueshme e ligjit në zbatimin e detyrave. Narko-policia është pjella më monstruoze e këtij shteti. Policia rrinte në vend-numëro dhe bllokohej lufta kundër krimit.”, tha Berisha.
Sigal