Berisha: Meta do e vriste Doshin e përgatiti skenarin të më fajësonte

580
Sigal

TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha foli për një skenar nga kryeparlamentari Ilir Meta që sipas tij ka dashur ta përfshijë në atentatin e deputetit Tom Doshi.

Shpërtheu lemeritshëm koka e peshkut të qelbur. Si asnjëherë në historinë e këtij vendi në 25 vitet e pluralizmit një deputet i mazhorancës, ish-mik me kokë i Edvin Kristaq Ramës i nanurituri i madh i Ilir Metës që e ftonte për dreka dhe darka me helikopter qeveritare. Doshi lëshoi akuzën më të rëndë se kreu i parlamentit ka porositur, ka paguar vrasjen e tij dhe të një deputeti të PD Mëhill Fufit. Aktet më të shëmtuara, makabre janë dy nga kjo akuzë. Së pari pagesa për vrasje nga personi i dytë i shtetit që është kreu i parlamentit. Së dyti tmerrësisht përlyese, akuzuese komprementuese është heshtja e varrit si fija e barit e Edvin kristaq Ramës për 5 muaj me radhë, e Saimir Tahirit dhe e të gjithë anturazhit të kupolës së mazhorancës së qelbësirave në parlament dhe në qeveri. Këta kumbarë që nuk janë më as shok as zotërinj, e konsiderojnë qeverinë si bodrume të mafies me pushtet. Çdo qytetar është i ftuar të shtrojë pyetjen, po pse Ilir Meta? Zgjodhi një anë Doshi në PS dhe Mëhill Fufin në PD. Kam dëgjuar mendime të cekëta, sipas të cilave meta kishte inate të mëdha me Doshin, qesharake, të turpshme, Meta me Doshin për një kohë të tërë i kishte aq vaj marrëdhëniet, saqë e vërteta është Rama u bë xheloz,. Meta me Doshin në krah e mbante Ramën për t’ia plas zemrën 30 minuta në telefon se si po shijonin verën, kecat, karkalecat me Tom Doshin. Kjo është e vërteta. Doshi pas zgjedhjeve u bë njeriu më problematik për Ramën, u përlesh egërsisht për qeverinë për emërimet e zyrtarëve më të larta, ku sipas tij veriu u përjashtua, ose vetë ai. 

Unë kam neveri të komentoj botën e krimit. Çfarë nuk ju tha meta ju, shefi i Gëzim Çelës të kokainës, është i njohur ai. Ai nuk u tha se ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për tu thënë se Sali Berisha ka dashur sponsorizuar këto dy vrasje, familjarë të personave të caktuar. Dhe ata i kanë kthyer reston. Edhe një qime floku po i lëvizi këtij njeriut tonë kudo në Shqipëri dhe në botë do ti kesh punët siç meriton ti kesh. Por pjesa e dytë do të jetë çështje hetimi. Skenari ishte që ky do vriteshin dhe ky do u thoshte këtë. Po këta nuk u vranë dhe thirrën familjarët e tyre dhe u thanë se këtë punë e ka stisur Sali Berisha ata ja kthyen sç  e meritonte, e tmerruan në zyrë. Që një njeri të dalë, unë uroj të hetohet, por të dalë dhe të kapë tjetrin dhe të dëshmojë se më thanë me të vra më dhanë kaq para, kjo nuk ndodh kurrë e gënjeshtërt. Gënjeu ai që desh të vriste Piro Baren? Nuk gënjen kush për krimin.

Agim Rama u duhej sepse këta pas vrasjes do ja faturonin Sali Berishës.
Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në llogarinë e tij jo 600 mijë euro?”
, u shpreh Berisha pas perfundimit te mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike.