Berisha me mesazh të fortë pas votimit: Ja ku po blihen votat, shqiptarët të…

92
“Kam informacionet më të fundit për blerje votash në Bradashesh, Durrës, Gostimë e vende të tjera”. Kështu u shpreh ish-kreu i Partisë Demokratike dhe ish kryeministri Sali Berisha, pasi hodhi votën në kutinë e votimit.
Pasi uroi gjithë besimtarët shqiptarë në festën e bajramit ai u shpreh se edhe vota e tyre duhet të jetë “në lartësinë e besimit të tyre në mënyrë që të triumfojë vullneti i tyre i lirë, gëzuar për mbarë shqiptarë”.
I pyetur për shitblerjen e votave, ai u shpreh se tashmë i ka informacionet më të fundit për një fenomen të tillë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i denoncojnë dhe t’i filmojne.
“Këta tregtarë të pistë të votës, të përballen me rreptësinë e ligjit”, tha ai.