Ilir Meta voton bashkë me gruan e vajzën: Votoni kundër presioneve ndaj lirisë

388
Kryeparlamentari dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e madhe kanë votuar sot në Kopshtin 31 në Bllok.
 Meta u shpreh se: Nuk jap mesazh për kë të vetojnë, por për kë ata nuk duhet të votojnë. Kundër atyre që bëjnë presion. Të dënojnë me ashpërsi kundër kujtdo që kërkon të rrëmbejë të ardhmen e tyre. Shqiptarët duhet të tregojnë që liria dhe dinjiteti nuk kanë çmim, e ardhmja e fëmijëve të tyre është e shenjtë. Shqiptarët të ndëshkojnë ata që dërgojnë sekserë për të blerë të ardhmen e tyre. E ardhmja e fëmijëve të tyre nuk ka çmim”- tha ai.
Bashkëshortja Kryemadhi tha se “Jam si një qytetarë e thjeshtë që po bëj procesin e votimit si gjithë të tjerët. Ku është momenti për të shprehur kërkesat dhe padrejtësitë që u janë bërë”.
Sigal