Berisha: Ed-eskobari, kryekrimineli në qeveri

434
Sigal

Ish kryeministri Berisha i është kthyer me të njëjtën monedhë Ramës pasi e cilësoi si një “çështje të nxehtë” hetimin për organizatën ndërkombëtare të drogës të drejtuar nga “Baroni i Ballkanit”. Në fjalën e marë në Kuvend, Berisha ka uruar me ironi kryeministrin Rama duke i thënë se ka marrë titullin “EdEscobar”. Berisha akuzoi Ramën se është kreu i bandës së drogës në Ballkan dhe shumë shpejt do të bëhet i Europës.

“Urime EdEscobar, të mungonte ky titull. E fitove. Tani për tani e ke për Ballkanin. Ju garantoj se shumë shpejt do ta ketë për mbarë Europën. Ky është shefi i kanabisit shqiptar, i qeverisë organizatë kriminale më të rrezikshme të planetit. Kush është Balili? Koço Kokëdhima, asnjë diskutim! Balili është sivëllau Kokëdhima. Por po qe sivëllau Kokëdhima, është sivëllau Rama”, tha Berisha.