Shqiptarët kthehen tek qiriu, energjia dy fish më i shtrenjtë se në Europë

205
Sigal

Humbjet e mëdha në rrjetin elektrik, vjedhjet e energjisë nga individë dhe kompanitë si dhe ulja e sasisë së importit në krahasim me vitin e kaluar ka bërë që çmimi i energjisë që do paguajnë konsumatorët do të pësojë një rritje, edhe pse Shqipëria ka çmimim 2 fish më të shtrenjtë në Europë në krahasim me pagat dhe pensionet. Të ashtëquajturat remonte, bëhen për të kufizuar përdorimin e energjisë nga konsumatorët dhe bizneset

 

Rritet çmimi i energjisë elektrike, 2 fish më shtrenjtë se në Europë

Shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri, duke arritur një nivel që tejkalon mesataren e çmimit të energjisë në Europë dyfish.

Që prej muajit gusht e deri më tani vendi ynë ka blerë energji elektrike me çmime rekord që tejkalonin edhe 180 euro/MËh. Për ekspertin, Eduard Elezi kjo mund të bëhet problematike si rrjedhojë e situatës së përgjithshme në bursa si dhe nga keqmenaxhimi i sasisë së energjisë që eksportohet sipas tij me çmime reference mjaft të ulëta.

“Çmimet e energjisë nga importi janë shumë të larta dhe shkojnë 150-200 euro/MËh. Shqipëria për momentin ka ulur humbjet e energjisë dhe i bie më pak import për Shqipërinë. Diçka që nuk është reale se për aq kohë sa importet janë të larta normalisht dhe impakti te çmimet te konsumatori duhet të jetë i menjëhershëm. Në momentin që shitet energjia elektrike nga KESH për një muaj atëherë impakti te konsumatori nga çmimet e larta të bursës patjetër që do të jetë i menjëhershëm. Duhet riparë nga autoritetet, sepse nuk mundet të shiten sasi të tilla energjie me çmime reference tejet të ulëta”.

Vështirësitë financiare të kompanive të energjisë mund të çojnë në rritje të çmimit për konsumatorët shpjegon Elezi si dhe në probleme me furnizimin dhe shpërndarjen e energjisë në të ardhmen.

“Problematika financiare e kompanive të energjisë nuk pret deri vitin tjetër. Mund të krijojë probleme të furnizimit me energji që këtë vit, sepse pavarësisht se deklarohen si remonte, në fakt nuk janë të tilla, por kufizon mundësinë e energjisë elektrike për shkak të blerjes së kësaj energjie në import. Ndaj bëhen këto kufizime, sepse koston energjia e blerë nga importet. Enti Rregullatori ka dhe një mundësi tjetër, që mund të rishikojë çmimin në rast se kompanitë bien në vështirësi financiare”.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti Shqipëria ka importuar në total 327 GËh energji, ndjeshëm më pak sasi se një vit më pare, por me çmime gati tre fish shumë më të larta.

Kujtojmë gjithashttu se Shqipëria është ndër vendet më të pasura me burime hidrike në gjithë Europën, por mesa duket kjo nuk do të thotë asgjë për xhepin e qytetarëve.

FTL mbyll blerjen e fundit të energjisë për 4-10 tetor, çmimi mestar 233 euro/MWh

 

Furnizuesi i Tregut të Lirë mbylli këtë të premte ankandin e fundit për blerjen e energjisë për muajin tetor dhe bëhet fjalë për furnzimin gjatw periudhës 4-10 tetor. Çmimi mesatar i një megavati të blerë rezulton 233 euro, çmimi më i lartë me të cilin vendi ynë ka siguruar ndonjëherë energji nga tregu i lirë teksa një vit më parë e njëjta sasi energjie u sigurua për afërsisht 50 euro.

Në total sasia e siguruar e energjisë është 58 mijë MWH duke akumuluar një fond prej 13 milionë eurosh për një javë furnizim me energji të vendit. Situata energjetike ka hyrë në një cikël të rrezikshëm pasi çmimet e blerjes po rriten nga java në javë ndërkohë që alarmi në treg lidhet me faktin që tashmë nuk bëhet më fjalë për çmim të lartë energjie, por për sasi të disponueshme për blerje.

Furnizues dhe tregtarë të tregut pohojnë se situatw është e ngjashme kudo në rajon dhe në Europë ku rritja e dukshme në bursa për shkak të kërkesës dhe situata jo e favorshme hidrike sidomos për vendet, që kanë varësi ndaj këtij burimi siç është vendi ynë po prodhon jo vetëm çmime të kripura, por edhe pasiguri për të ardhmen mbi furnizimin.

Furnizuesi i Tregut të Lirë prej disa muajsh po zhvillon ankande të njëpasnjëshme për sigurimin sasisë së energjisë së nevojshme për konsum në vend. Blerjet kanë marrë plotësisht edhe fondet e parashikuara për investime nga ana e kompanisë së shpërndarjes duke pezulluar këto të fundit dhe duke i dhënë prioritet furnizimit me energji. Financat e OSHEE prej dy vitesh po vuajnë tashmë efektin e viteve jo të mira hidrike ku importet kanë rezultuar në nivele të larta shpenzimesh ndërkohë që mbetet e paqartë cila do të jetë situata që do të pasojë në vijim.

Rritja e çmimeve të energjisë është raportuar kudo në Europë dhe që fillimisht erdhi si një shenjë e rimëkëmbjes ekonomike post-pandemi dhe rritjes së kërkesës në tregje ndërkohë që këtë problem tashmë po e hasin shumë vende globalisht.

ERE nis procedurat për heqjen e 9 licencave të prodhimit dhe tregtimit të energjisë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka nisur procedurën për heqjen e nëntë licencave të prodhimit ose tregtimit për shkak se operatorët nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore.

Kjo ka të bëjë me pagesën rregullatore që të licencuarit nga ERE duhet të bëjnë çdo vit pranë këtij institucioni dhe që duket se për 2020 nuk kanë arritur ta bëjnë.

Sipas Entit ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” parashikon që për moskryerjen e pagesës rregullatore nga ana e të licencuarit brenda afatit të përcaktuar, ERE ndëshkon me gjobë deri në 3 për qind të të ardhurave të vitit paraardhës të të licencuarit, si dhe ka të drejtë të aplikojë një kamatë vonesë mbi vlerën e pagesës rregullatore, në masën e 0.2 % të xhiros ditore për çdo ditë vonesë në pagesën e saj dhe në germën ç), të nenit 42 parashikon se, ERE heq një licencë kur i licencuari nuk kryen pagesat e rregullimit, të vendosura nga ERE, siç përcaktohet nga neni 17, i këtij ligji.

Rregullatori shpjegon se pavarësisht se ligji parashikon “gjobën” në disa raste kjo nuk mund të aplikohet pasi subjektet mund të mos kenë ushtruar aktivitet edhe pse licencën e kanë aktive.

“Sa i përket masës administrative “gjobë”, referuar parashikimeve të sipërcituara ligjore, kalkulimi i masës së gjobës bëhet mbi bazën e të ardhurave vjetore të vitit financiar paraardhës të  licencuarit. Në zbatim të këtyre parashikimeve ligjore dhe ne bazë të të dhënave të ushtrimit të aktivitetit të licencuar, rezulton se kjo masë mund të aplikohet vetëm për disa prej subjekteve debitore të vitit 2020, pasi ka subjekte që nuk e kanë ushtruar veprimtarinë e licencuar për vitin paraardhës e për këtë arsye në zbatim të rregullores për miratimin e pagesave rregullatore, i është vendosur shuma fikse,-” sqaron ERE.

Për pagesën që i detyrohen entit subjektet e licencuar kanë marrë dijeni më herët përmes vendimit që është nxjerrë nga ky institucion dhe publikimit të tij në Fletoren Zyrtare.

Pavarësisht se ERE ka nisur procedurën për heqjen e licencës, të licencuarit kanë të drejtë për t’u përgjigjur me shkrim brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për fillimin e procedurave për heqjen e licencës. Në rast se pagesa bëhet në kohë atëherë hapësirat ligjore lejojnë Entin që të tërhiqet nga kjo nismë dhe të lerë në fuqi licencën e kompanisë përkatëse./N.Maho

Kompanitë ndaj të cilave ka nisur heqja e licencës

“SPAHIU GJANÇ” sh.p.k. (Prodhim dhe Tregtim)

“PURE ENERGY STEBLEVA” sh.p.k (Prodhim)

“SELISHTË” sh.p.k (Prodhim)

“SAROLLI” sh.p.k (Prodhim)

“HIDROPOËERPLANT CONSTRUCTION” sh.p.k (Prodhim dhe Tregtim)

“BALKAN ENERGY TRADE” sh.p.k (Tregtim)

“C.G.C” sh.p.k., (Tregtim).