Berisha demaskon kreun e AMA-s: Me ç’fytyrë vjen ky vasal, s’merr asnjë masë ndaj ERTV-së?!

169

Pas fjalës së kreut të AMA-s, Gentian Salaj, ditën e sotme në seancën parlamentare, ka reaguar menjëherë Sali Berisha.

Ish-kryeministri nga karrigia e tij tha se sjellja e Salajt në parlament përbën fyerje. Deputeti demokrat tha se ndaj tij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore.

“Ka pjellë ERTV dhe nuk flet një fjalë, ç’punë ka ky të dalë para parlamentit, a nuk përbën fyerje.  Ku punonte përpara zotëria e tij, apo konflikti i interesit nuk intereson për ju.

Si ndjehet dhe del këtu në parlament, të paktën këtu mos e sillni, mbajeni atje. Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore. E morët nga Top Channel dhe i dahtë AMA-n. Salaj nuk duhet të vinte këtu,” tha Berisha.