Berisha: Banda e Shullazit kërcënon akademikun Mynyr Koni

671
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, është kërcënuar nga Emiljano Shullazi. Berisha tha se me urdhër të Edi Ramës, Shullazi i ka kërkuar Konit të tërhiqet nga gara për rektor ose do të rrëmbehet djali. Sipas Berishës, Shullazi ka ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” rektorin aktual Dhori Kule duke e kërcënuar të mos e mbështesë kandidaturën e Mynyr Konit.
Konferenca e sotme e shtypit:
-Denoncova angazhimin e Edvin Kristaq Rames dhe te Emiljano Shullazit ne zgjedhjet e Universitetit te Tiranes 
-Kercenimin per terheqje, ne emer te Rames, nga gara me rrembim te djalit nga krimineli Shullazi te kandidatit per rektor Prof. Dr. Mynyr Koni dhe kercenimin e tij me koke po foli. 
-Kercenimin me jete dje ne sheshin “Nene Tereza” te Prof. Dr. Dhori Kules, rektor aktual te Universitetit, nga krimineli Emiljano Shullazi per te mos mbeshtetur dhe bere presion Profesor Mynyr Konit qe te terhiqet nga gara.
Ketu me poshte keni tekstin e plote te konferences se sotme per shtyp. sb
“Zonja dhe zoterinj,
Kërkova sot për t’ju takuar dhe erdha në këtë takim me ju, të cilën e thirra me urgjencë, për një ccështje të pabesueshme në aparencë por reale, por dhe të trishtueshme sa më nuk bëhet. Këto ditë, këto kohë në qoftë se mund të keni dëgjuar, zhvillohen zgjedhjet në universitet, zgjedhjet për dekanë, rektorë, një proces që ju intereson më së shumti akademikëve të universitetit, studentëve, dhe mendoj më së pakti politikanëve.
Para tre orësh informohem se Edi Rama, për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin, për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i Universitetit të Tiranës. Në zbatim të porosive të Edi Ramës, Emiljano Shullazi ditën e enjte ndalon njërin nga kandidatët, se nuk e di sa janë, akademikun e nderuar profesor Mynyr Koni, i cili është tek Shkencat e Natyrës, por nuk e di cila është fusha e Mynyr Konit. Një gjë dua të siguroj shqiptarët, që në memorien time ky person nuk ka kurrë një lidhje me Partinë Demokratike.
Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon profesor Mynyr Konit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbehet djali, dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje, profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Po dje, banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, se sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi, se makinat e blinduara përveçse në raste shumë të veçanta janë të ndaluara, por Emili ka tre, ka ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza”, me tre makina, rektorin aktual të Universitetit, i cili e dorëzon detyrën, profesorin e nderuar Dhori Kule, dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese, ultimative, që t’i heqë çdo mbështetje Mynyr Konit.
Nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq, për arsye se unë, para se të vij këtu, nuk jam lidhur as me profesor Mynyr Konin dhe as me profesor Dhori Kulen, burimi është 100% i sigurt, se përndryshe unë nuk do të isha sot këtu para jush dhe as ju nuk do të ishit në zyrën time.
Në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje e tillë nuk ka ndodhur në mënyrë absolute as në ditët më të zeza të diktaturës hoxhiste, sepse pavarësisht se çfarë terrori ushtronte, të paktën në sipërfaqe diktatura përpiqej të përfaqësohej me personalitete. Nuk kam lexuar kurrë ne jetën time në libra të përshkruhet një ndërhyrje e tillë në zgjedhjet e akademikëve, kurrë. Para kësaj situate dola këtu para shqiptarëve.
Së pari, për të paralajmëruar Edi Ramën, se në rast se një qime floku, pëson akademiku Mynyr Koni, ose djali i tij, akademiku Dhori Kule ose familjarët e tij, ose cilido akademik në garë, në mënyrë absolute ta marrë si ultimatum, do të përgjigjet ai personalisht dhe as Gregu dhe askush tjetër. Do të përgjigjet në mënyrë personale, në proporcion absolut me atë që do pësojë akademiku, sepse kjo kështu siç ecën, ky këtë kërkon. Ky bandit. Po çfarë ti thuash këtij! Ju ndërsen bandat e tij akademikëve! Atëherë ata do të kenë një mbrojtje të plotë nga qytetarët e Tiranës.
Së dyti, i bëj thirrje profesor Mynyr Konit të mos tërhiqet nga gara. Unë nuk e njoh, por tërheqja nga gara është një përkulje para krimit. Unë i kuptoj shumë mirë rrethanat e tmerrshme që e kanë detyruar atë dje që të japë dorëheqjen, por të rikonsiderojë edhe njëherë si qytetar vendimin e tij për të vazhduar garën.
I bëj thirrje, dhe kam besim të plotë në integritetin e profesor Dhori Kules, që të tejkalojë këto kërcënime me integritet dhe dinjitet të plotë. Në rast se vjen puna që Edi Rama ti zgjidhë në këtë mënyrë emërimet në universitet, ju bëj thirrje shqiptarët të ngrihen në mënyrën më të fuqishme, kundër këtij banditi që s’ka normë, s’ka ligj, s’ka moral, s’ka shtet, ka një bandë që terrorizon institucionet dhe qytetin.
I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ose të aktivizojë Prokurorinë e Tiranës, ose rolin e petritit t’a marrë Emiljano Shullazi, se kështu vendi nuk mund të ecë. Kështu në këtë vend nuk mund të ecet në këtë mënyrë.
I bëj thirrje Presidentit të Republikës, të përdorë ato kompetenca që ka për t’u informuar saktësisht ndaj këtij akti të shëmtuar, ndaj këtij akti që tejkalon çdo lloj imagjinate. Këtu para jush kam denoncuar rastet kur Emili i Partisë ka kapur me kthetra për fyti biznesmenë dhe ju ka thënë se duhet ti dorëzojnë ndërmarrjen dhe ai ka shkuar dhe e ka denoncuar tek Edi Rama. Edi Rama u është përgjigjur; – hë mo se nuk është në gjendje të mirë, se çfarë ka këto ditë. Është bërë i qartë denoncimi që i ka bërë përfaqësuesi i Presidentit Barak Obama në Tiranë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, kurse ai kalon nga një akt kriminal në një akt tjetër kriminal. Atëherë vendi po shkon buzë greminës, por absolutisht faturën, njeriu që do të paguajë më shtrenjtë mbi tokë do të jetë Edi Rama, sepse këto veprime, nuk mund të tolerohen më tutje. Kjo është një situatë e rëndë, imagjinoni ju në detyra të tjera se çfarë bëhet. Unë mendoj se ky përben një nga aktet më të rënda në historinë e vendit dhe shqiptarët, pavarësisht se nuk kanë të bëjnë me rektorin dhe as me atë që dorëzon detyrën, por duhet të vendosin veten se cila është e ardhmja e tyre. A mund të jetohet në këtë mënyrë. Ky është veprim selektiv i Edi Ramës, poshtërues , kriminal, për t’i thënë botës akademike, se jo tek unë, por nën thundrën e Emilit jeni.
Pyetje: Dy ditë më parë dekani tek Shkencat e Natyrës, i është mbyllur dera një kandidateje për rektorë keni ndonjë koment, e kam fjalën për Klodeta Dibrën?
Berisha: Absolutisht nuk kam asnjë dijeni. Po të them me sinqeritetin më të madh, por meqë po më pyet kam vetëm një koment, që në një nga fakultetet, më kanë dërguar një mesazh dhe do ta publikoj, ka vetëm një kandidat që është kandidati i Lindita Nikollës dhe nuk ka të dytë, sesa është i vërtetë nuk e di, do ta verifikoj. Për këtë që thoni ju unë nuk kam asnjë dijeni, dhe këtë që ju tregova këtu nuk bëj asnjë lidhje me asnjë kandidat, sepse ju garantoj se bandën e Shullazit e lëviz vetëm Edi Rama dhe t’i bie në qafë dikujt tjetër është shumë e gabuar.
Pyetje: Ju thoni se Rama me anë të Shullazit po kërcënon kandidatët dhe nga ana tjetër ju i përgjigjeni Ramës me një tjetër kërcënim …?
Berisha: Sepse Rama vetëm këtë gjuhë kupton. Rama që vepron në këtë mënyrë kupton vetëm këtë gjuhë dhe po të jetë e nevojshme absolutisht do t’a demonstroj, pa asnjë hezitim, e di vetë ai. Kjo është shqip besoj.
Pyetje: Hakmarrje?
Berisha: Jo nuk është hakmarrje. Është përgjigje, është reagim. Asnjë hakmarrje. Po nëse ai i ndërsen njerëzit për ti rrëmbyer djalin tjetrin, këtë nuk mund ta lëmë ne. Kjo është një shoqëri e qytetëruar. Përgjegjësia qytetare nuk pranon kurrë që kjo mund të tolerohet. Po Ramës po të mos i bëhej ky kërcenim që më thua ti mua, të nesërmen e 21 janarit e digjte kryeministrinë, por kur e mori vesh se po të lëvizte bishtin do e merrte aty ku duhet, u tërhoq dhe nuk lëvizi vendit, veshi nja pesë palë anti-plumba edhe iku. Do të thoni pse kjo gjuhë! Por mund të ndodhë në botë kjo. Ka njëri në botë që mund të imagjinojë t’i çosh akademikut, Shullazin për ti rrëmbyer djalin, por Rama këtë gjuhë do. Atëherë jepi Çezarit atë që do.
Pyetje: A shihni hapësirë për përfshirjen e ndërkombëtarëve për këtë?
Berisha: Ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin dot këto punë. Çfarë mund të bëjnë ndërkombëtarët më shumë sesa në zërin e ambasadorit më të fuqishëm të botës në këtë vend, të deklarojnë se shëtit i lirë Emiljano Shullazi. Ai madje duhet të ruhet se mund ta kërcënojë Emili i partisë.
Pyetje: A keni kontaktuar ju vetë personalisht me dy akademikët dhe a keni ndonjë informacion se kush është pas kësaj?
Berisha: Pas kësaj është vetëm Edi Rama.
Pyetje: Po për personin që do e zëvendësojë pas dorëheqjes…?
Berisha: Po të garantoj nuk kam asnjë informacion dhe as që jam marrë fare se kush po kandidon dhe kush nuk po garanton. Nuk kam pasur asnjë interes për këtë proces.
Pyetje: Pse duhet të përfshihet politika?
Berisha: Sepse i duhet kryeministrit. I duhet njeriu. Ky zotëria në jetën e tij në evidencat e PD nuk ekziston, por mbase është një akademik i pavarur. Kush e di pse. Kush ia marr vesh idetë Edi Ramës.
Pyetje: Ju vetë nuk keni kontaktuar me akademikët?
Berisha: Jo kurrë, me zotin Koni asnjëherë. Me zotin Kule, këto ditë jo, por dikur po. Po çfarë ti thuash. Ka gjë më të turpshme. I dalin profesorit dhjetë bandit dhe kërcënojnë mes Sheshit “Nënë Tereza” . Çfarë ti thuash atij.
Pyetje: Nuk e dimë si do e marrë Edi Rama?
Berisha: E kupton Edi. Le ta provojë të ndodhë. E kupton ai këtë gjuhë. Këtu ai është i kthjellët.
Pyetje: Për vizitën e Ramës në Amerikë, ndonjë koment?
Berisha: A mund të pyesni Shullazin për këtë punë. ..
Pyetje: Kur thoni burim 100% i sigurt, çfarë është, qytetar dixhital, agjensi e zbatimit te ligjit?
Berisha: Është personalitet i universitetit. Emrin nuk po ia bëj publik.”
239 people reached
Sigal