Ironia e gazetarit: Kurba e Ramës, kurba më e çuditshme në botë!

300
Sigal

Shumëkujt mund t’i ketë bërë përshtypje se si kurba e koronavirusit në vendin tonë duket shumë e çuditshme. Gazetari Klodian Tomorri thotë se ajo kurbë nuk ka as trend, as pik, as rritje dhe as dishezë.

“Kurba e Ramës.

Shqipëria është vendi me kurbën më të çuditshme të virusit.

Këtu nuk merret vesh as trend, as pik, as rritje, as dishezë.

I çakordoi të gjitha modelet Ministria e Shëndetësisë,” shkruan gazetari.

Mungesa e testimeve, mungesa e transparencës dhe stili autokratik i drejtimit të një vendi janë pengesa madhore për të luftuar koronavirusin, sipas ekspertëve.

Ndërkohë me këtë kurbë që ka Shqipëria, e cila imponohet nga orekset e kryeministrit, askush nuk mund të thotë se kur do të dilet nga kjo situatë.