Program për çeljen graduale të bizneseve, ja kur do të hapen baret dhe restorantet në Shqipëri

569
Sigal

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në kuadër të situatës alarmante nga Covid-19.

Ai ka deklaruar se qeveria është duke punuar për një program për hapjen graduale të bizneseve, i cili do të publikohet në ditët në vijim.

Sipas Ramës, të fundit që do të hapen nga bizneset janë baret dhe restorantet.

‘Restorantet do të jenë të fundit që do të hapen. Më vjen shumë keq kështu e ka kjo punë. Ne po përgatim programin që duhet të ndjekin aktivitet që duhet të hapen. Kemi parë edhe vendet e tjera, edhe restorantet dhe baret janë bizneset e fundit që do të lejojmë të hapen, në fund të luftës’, u shpreh Rama.