Basha përmbyll protestën me një zotim të fortë: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë!

453
Sigal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përmbyllur protestën e opozitës me një fjalim të vendosur nga selia e PD-së, ku ka theksuar se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë!

Ai tha se sakrificat e shqiptarëve nuk duhet të shkojnë dëm për shkak të kësaj bande, që ka marrë peng vendin.

Basha tha: Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kojtur nga Kryeministri, le ta dëgjojë: Zgjedhje me edi Ramën nuk do të ketë!

Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë!

Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar, ka nisur për të çliruar Shqipërina nga korrupsioni më i thellë, për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa të bëhet realitet.

Askush në këtë kryengritje popullore nuk është këtu përm karrige, pushtet dhe aq më pak për pazare. Por për t’i dhënë njëhërë e mirë fund pazareve në kurriz të popullit, demokracisë, i vetmi Pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallë, kopja e shëmtuar e pazarit të Milotit, që po e merr përpara vala e shqiptarëve të bashkuar.

Shpresa i ka hapur krahët e saj dhe po mbulon vendin tonë.

Shpresa për një ndryshim fillon em largimin e kryehajdutit Edi Rama dhe nuk mbaron aty. Të gjithë ne i kemi një borxh Shqipërisë, ndaj zotohem sot para jush, vëlezër dhe motra të sakrificës, që largoheni shpeshherë me buzë të thara dhe pa ngrënë se nuk ka forcë në botë t’ju tradhtojë ju, këtë lëvizje për liri e demokraci të standarteve europiane se do të bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Europa!

Me ju në shi e në diell! Me ju në agim e muzg! Me ju do të jem gjithmonë unë dhe opozita e bashkuar! Nuk do t’ju braktisim në ëndrrën tuaj më të bukur, që fëmijët e shqiptarëve të gëzojnë lirinë dhe mirëqënien europiane këtu në Shqipëri. Kjo është beteja për të cilën luftojmë, çohemi çdo mëngjes dhe  dhe do ta vazhdojmë deri në fitore, deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që i ka dhënë fund institucioneve demokratike, ka shkatërruar parlamentin, ka asgjesuar drejtësinë, ka kapur dhe ka blerë ekranet kryesore të mediave, të cilat për faqen e tyre të zezë me paratë e narkotrafikut kanë braktisur interresin publik.

Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të Partisë Demokratike, për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi gjakun, sakrificën tuaj dhe të shqiptarëve të ndershëm. Ora e drejtësisë po afron!”