Basha në Vlorë: Asnjë kandidat për FRPD s’ka mbështetje të veçantë

478
Debati kombëtar që i praprin zgjedhjes së kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka nisur nga Vlora. Lideri i PD-së Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij me një minutë heshtje për viktimat në Paris.
Më tej Basha u ndal tek zgjedhja e kryetarit të FRPD-së, e cila do të bëhet me parimin një anëtarë, një votë.
“Vlerësoj shpirtin e garës të cilës i janë përveshur kandidatët. Kjo është një garë e lirë dhe e tillë do të vazhdojë. Do të vendosni me votë. Asgjë nuk është e paracaktuar, asnjë s’ka mbështetje të veçantë dhe të 6 kanë mbështetje të plotë për të garuar dhe fituar. Të rinjtë po vijnë dhe do të vijnë jo thjesht për të qenë antarë po vijnë dhe do vijne për të marrë stafetën, për të marrë në duar fatet e vendit.” tha kreu i PD-së.
Kandidatët për kreun e FRPD-së janë Enri Ceno, Ervin Salianji, greta Koçi, Oriela Nebiaj, Belind Këlliçi dhe Lisandër Hoxha.
Basha akuzoi sërish qeverinë për moshapjen e negociatave me BE-në.
“Dyshja Rama-Meta nuk i hapën dot negociatat pavarësisht si asnjëherë tjetër kishin mbështetjen e plotë të opozitës. Nuk përparon vendi, nuk hapen negociatat me blerje votash dhe shkatërrim zgjedhjesh, ekonomia rrokulliset në korrupsion në tatime dogana. Qeveria që mbahet mend për kontrabandën e cigareve e mallrave të tjera të akcizës që u shkakton shqiptarëve 1 milion dollarë në ditë,” u shpreh kreu i opozitës. 
Sigal