Basha: Ministria e Financave vetëm në korrik, 25 milion dollarë më pak nga tatimet e doganat

475
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar Ministrinë e Financave se 25 milion dollarë i mungojnë arkës së shtetit dhe në vend se të shkonin për nevojat qytetare si shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të perndjekurit, por shkuan në xhepat e kontrabandistve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, akuzon Ministrinë e Financave në statusin e tij Facebook, ku shprehet se “Ministria e Financave pranoi dje se 25 milion dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat. Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevoje, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të perndjekurit”.
“Por, nuk arriten kurrë në arkën e publikut, sepse përfunduan njësoj si 150 milion dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Korrupsion e kontrabanda janë arsyeja që mban bashkë qeverisjen Rama-Meta”, përfundon Basha komentin e tij në rrjetin social paraditen e të enjtes.
Sigal