Basha: Maqedonia nuk ka asnjë kusht, por pas ‘Jo’ Zaev e dorëzoi mandatin

99

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu është shprehur se Europa e ka refuzuar Edi Ramën, e jo Shqipërinë.

Sipas Bashës ‘Asnjë kusht për Maqedoninë, megjithatë kryeministria Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare’.

‘Vlerësim sipas meritës është qëndrimi i prerë i vendeve anëtare për vendet që duan t’i bashkohen BE. Shumica e vendeve ishin të një mendjeje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave.

Për këtë u artikuluan disa kushte që tregonin se Shqipëria me këtë qeveri ka bërë hapa pas nga viti në vit.

Krimi, ndëshkimi i grabitësve të votës, vënia pa drejtësisë e të inkriminuarve janë kërkesa të panegociueshme. Këto nuk janë probleme të BE siç deklaron propaganda e kryeministrit, por probleme të qeverisë së tij. Krejt ndryshe paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut.

Asnjë kusht për këtë shtet, megjithatë kryeministria Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë deklaratës së tij për mediat.