Basha: Eksodi, sintezë e keqqeverisjes, me votën e 21 qershorit, ti ndalim

396
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë Rama-Meta si shkaktarja e vetme e ikjeve masive, nga vendi, të cilat kryedemokrati i quajti eksod. Për Bashën, pas arritjes së shqiptarëve për të përfituar vizat, tashmë vjen një kohë regresi. “Nga eksodet biblike tek lëvizja e lirë, kjo është trajektorja ku ka ecur vendi, por fundi i 2014 dhe fillimi i 2015 solli përmbysje, kthim pas, rëndë dhe tronditshëm në ‘91 njerëzit largoheshin për një jetë më të mirë, kurse njerëzit që largoheshin sot kanë jetuar në demokraci, por e kanë humbur dhe po e humbnin demokracinë me qeverisjen e papërgjegjshme të Ramës e Metës. 16 mijë është numri i azilkërkuesve në 2014, vetëm 3 mujorin e parë të 2015 kanë kërkuar azil në vendet e Europës edhe 16 mijë të tjerë. Përgjegjës është qeverisja Rama-Meta, jo demokracia. Ka dështuara qeveria Rama-Meta, jo demokracia”, tha Basha. Basha tha më tej se qeveria i shpërfilli thirret e opozitës dhe u tall me popullin.“Ju thamë mos me taksat e larta, mos me pashpirtësi për vendet e punës, mos me dajak dhe lakun në fyt, mos për shpenzime luksi, mos me arbitraritet dhe arrogancë, mos e mbushni administratën me kriminelë e trafikantë, vazhduan në të tyren”, shtoi më tej kryedemokrati. Kreu i PD-së iu kërkoi qytetarëve të rrinë në vendin e tyre dhe të përdorin magjinë dhe forcën e votës, me anë të së cilës mund të bëjnë ndryshimin. “Eksodi është ndërmarrje pa perspektivë, nuk i mbajnë, i kthejnë azilkërkuesit, rrezikohet edhe anulimi i vizave. Thirrja jonë është ta kërkojmë, ta gjejmë dhe ti zgjidhim këtu problemet tona, me fuqinë e votës së lirë, me magjinë e zgjedhjeve të lira, të diktojmë me votë uljen e çmimeve, taksave vendore”. Nga ana tjetër, Basha shpalosi disa nga ‘ofertat’ që ky koalicion do ti ofrojë qytetarëve. Sipas Bashës, 21 qershori do të jetë një ditë historike të cilën ai e ka quajtur “dita e sovranit’. “Sot dua të shtrojë një problem të rëndësishëm, të votës politike të qytetarëve. Ne kërkuar të bëhej decentralizimi e më pas hartat. Hartën e politike e kaluan, po ligjin për decentralizimin ku e kanë?! Shqipëria po shkon në zgjedhjet vendore me një hartë që nuk i afron dhe pa një ligj me këtë hartë, sipas standardeve europaine. Qeveria ka ftuar qytetarët ë të votojnë për zhdukjen e pushtetit vendor. Është detyra jonë që ti ftojmë qytetarët që të votojnë si një referendum kundër kësaj qeverie. Është detyra jo0në që të punojmë natë e ditë për të fituar dhe krijuar një pol, nga pushteti vendor dhe të frenojmë përgjithmonë absolutizimin e qeverisë. Thirrja jonë shoqërohet me projektin tim, tuajin, me kthimin e shpresës. Kandidatët tanë do rrinë 24 orë në shërbim të qytetarëve.”, – tha Basha. Më tej, Basha theksoi se kjo ditë do jetë një kthesë për Shqipërinë. “Oferta jonë është kujdesi për familjet në nevojë, për ata që janë dëmtuar arbitrarisht me gjoba nga dyshja Rama-Meta dhe po marrin arratinë nga Shqipëria. Oferta jonë është zotimi solemn për të mos rritur taksat dhe për përdorimin e investimeve për shkolla, rrugë dhe nisin sipërmarrjen dhe hapin vende të reja pune. Përballjen e kandidatëve të dyshes dhe padronëve, s’ka asgjë për qytetarët dhe më shumë varfëri. Oferta jon është demokracia pjesëmarrëse. Kthesa për mbarë Shqipërinë, nis me zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo është dita e sovranit. Kjo është dita e atyre që kanë qëndruar fortë në truallin e vendit. 21 qershori është dita jonë e shpresës.”, – përfundoi fjalën e tij Basha.
Sigal