Ish-zëvendëskryeministri grek:Jemi bërë Shqipëri, por pa Enver Hoxhën

459
Ndërsa në Greqi ka vdekur edhe shpresa sa gjendja ekonomike e vendit mund të përmirësohet, politikanët e shtetit Helen kanë nisur të bëjnë dhe krahasimet.
Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti i PASOK, Thodhoros Pangalos ka krahasuar gjendjen e ekomomike të Greqisë më atë të Shqipërisë në kohën e diktaturës.
“Shqipëri jemi bërë? Kam frikë se jemi bërë Shqipëria, po pa Enver Hoxhën, sepse Enver Hoxha ishte personalitet. Kam frikë se jemi bërë ‘M*** Katun’, siç themi ne Arvanitasit, shprehje e cila përshkruan një situatë shumë të dëshpëruar”, tha Thodhoros Pangalos në një intervistë në stacionin VHMA FM.
Ai foli në favor të përpjekjeve të qeverisë greke për të gjetur një tjetër dritare përveç asaj të BE. Për Pangalos hapi i kryeministrit grek për një marëdhënie të re me Rusinë është i duhuri.
Sigal