Rama i përgjigjet “funeralit” të Blushit: S’kemi shkop magjik, por do rilindim

400
Nëse deputetët socialistë i ishin shmangur komenteve për shkrimin e kolegut Ben Blushi që fliste për funeral të rilindjes, kryeministri Edi Rama, nuk ka vepruar njësoj.
Indirekt, kryeministrit Rama është përgjigjur kritikut të tij në PS, nga qyteti i Fierit, duke u shprehur se beson ende fuqishëm tek projekti që e solli në pushtet, por duke këmbëngulur se realizimi i tij, kërkon kohë dhe durim. Edi Rama: Do t’ia dalim që rilindjen e dëshiruar, për të cilën jemi zotuar ta kthejmë në një realitet të kudondodhur në jetën e përditshme. Skemi thënë kurrë që kemi shkopin magjik për ta kthyer Shqipërinë në parajsë, por kemi thënë që jemi të angazhuar dhe do t’ia dalim që ta kthejmë Shqipërinë në vendin ku gjithë secili të jetojë me dinjitet. Kryeministri u rikthye në zonat e përmbytura në Fier ku dhjetëra fermerëve iu shpërndanë bagëti.
Sigal