Basha bëri urimin e parë: Sakrifica u ktheftë në mirësi!

453
Sigal

 Politikanët shqiptarë kanë uruar dje festën e Fiter Bajramit.

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka qenë i pari që ka uruar për ditën e djeshme Festën e Kurban Bajramit, gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ora 10:17- Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka qenë i pari që ka uruar për ditën e sotme Festën e Kurban Bajramit. “Le të kthehen sakrificat e muajit të Ramazanit në mbarësi për çdo shqiptar”, uroi Basha.  Më tej, ai shtoi: “Pas javëve të mundimshme të muajit të Ramazanit sot besimtarët myslimanë festojnë Bajramin. Dua ti uroj Gëzuar! Sakrifica e agjërimit, lutjet e tyre u kthefshin në mirësi, dritë për çdo besimtar, Shqipërinë e gjithë kombin shqiptar! Basha ka përcjellë urime për begati, shëndet, mbarësi dhe dritë për besimtarët mysliman dhe çdo shqiptar edhe nga selia e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.  Dua të përcjell urimet më të përzemërta për Kryegjyshin Baba Mondin, për Klerin Bektashi anembanë Shqipërisë, për besimtarët bektashi anembanë Shqipërisë që sot festojnë festën e Bajramit. Gëzuar Bajramin ! Begati, shëndet, mbarësi dhe dritë !” -tha Basha. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, urime drejtuar besimtarëve myslimanë kanë ardhur edhe nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, kryeministri i zgjedhur Edi Rama dhe ai në ikje Sali Berisha, ish- Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, si edhe krerët e shumë partive politike. Po kështu kanë uruar edhe përfaqësuesit e qeverisë së re, si Niko Peleshi, i cili u shpreh: Ditët e mira vijnë pas sakrificës! Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. “Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj gëzuar Festën e Bajramit të Madh dhe mbarësia i priftë familjeve tuaja”, shkruan Rama në mesazhin e tij.