Balla akuza Imamit: Ka bërë gati për shitje ish-aerodromin e ushtrisë, Vlorë

481
Sigal

PS vijon akuzat ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, për privatizim të pronave të ushtrisë. Deputetit Taulant Balla këtë herë ishte në Vlorë, ku bëri publike një sipërfaqe të konsiderueshme prone që Imami sipas tij, e ka bërë gati për ta privatizuar.  Partia Socialiste ka vijuar edhe dje serinë e akuzave ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, për privatizimin e pronave të ushtrisë, siç thonë ata. Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar sot nga Vlora Imamin për shitjen e një sipërfaqeje të konsiderueshme, të ish-aerodromit të ushtrisë në këtë qytet. “Kjo pronë që dikur ishte aerodromi i ushtrisë në Vlorë, ka një sipërfaqe marramendëse 302 mijë e 400 metra katrorë, të cilën tashmë Arben Imami e ka bërë gati për ta shitur. Në fakt nuk kishte pse të përfundonte procedura e shitjes, përkundrazi për këtë pronë kaq të madhe në një prej zonave me të rëndësishme për zhvillim në qytetin e Vlorës, duhet të ishte vënë në dispozicion të komunitetit që rrethon këtë pronë”, tha Balla.