Berisha nis mbledhjen me dyer të mbyllura, çfarë po ndodh në PD pas vendimit të Apelit për vulën

88
Sigal

Pas deklaratës që mbajti menjëherë pas vendimit të Apelit për vulën e PD, Sali Berisha është rikthyer në seli.

Berisha po zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e grupimit të tij, ndërsa u është bashkuar edhe Edi Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar i PD.

Në ditët në vijim Berisha do të mbledhë Forumet e PD, dhe më pas do të vendoset për aksionin opozitar dhe nëse do të ndryshohet strategji për protestat, si dhe për skenarin që do të ndiqet për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.