Av. Kujtim Cakrani: Kryebashkiakët nuk mund të marrin dot mandatin, pa u gjykuar dekreti i Presidentit në Gjykatën Kushtetuese

636
Sigal

Kryebashkiakët e “rinj” të dalë nga votimet e 30 qershorit për të marrë mandatin dhe të fillojnë punën do t’u duhet të kontrollojnë ligjshmërinë e procesit zgjedhor në gjykatë! Pa vendim gjykate, nuk mund të marrin detyrën! Në këtë rast gjyqtarët kontrollojnë nëse mandati i dhënë për kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë të 30 qershorit, nga KQZ-ja a është në përputhje me Kushtetutën e Republikës! Zgjedhja e tyre në 30 qershor është bërë me Dekret të Presidentit të Republikës, siç e kërkon Kushtetuta, apo me vendimmarrje të institucioneve të tjera, etj… Nuk e di si do veprojnë gjyqtarët përkatës në këtë rast! Është një moment shumë delikat për gjyqtarët për faktin se: Nëse do t’i referohen Kushtetutës dhe Dekretit të Presidentit të Republikës, për shfuqizimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve vendore, që është akoma në fuqi, ju zotërinj gjyqtarë duhet të rrëzoni dhënien e mandateve të kryebashkiakëve dhe këshilltarëve bashkiakë nga KQZ-ja. Por, nëse do pranojnë kërkesat e tyre, për të marrë ato mandate, ata janë në shkelje të ligjit! Arsyetimi më i mirë për gjyqtarët do të jetë: Pezullimi i çështjes së marrjes së mandateve të kryebashkiakëve dhe këshilltarëve bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese lidhur me Dekretin e Presidentit të Republikës pëer shfuqizimin e datës 30 qershor. Por, duke njohur gjyqtarët që janë nën presionin e Vetingut, por dhe nënshtrimin të tyre ndaj qeverisë, jam i bindur se do shkelin ligjin dhe do t’ju japin mandatet kryebashkiakëve dhe këshilltarëve bashkiakë të 30 qershorit, duke mos pyetur për shkeljet kushtetuese!