Audio-përgjimi/ Ministri Xhafaj thirrje urgjente Prokurorisë: Gjeni personat e përfshirë…

630

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur pasditen e sotme në një konferencë shtypi pas akuzave të opozitës se ka mbrojtur nga drejtësia vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

Ai i quajti shpifje dhe vepër të mafias audi0-përgjimin  të supozuar ndaj vëllait të tij. Ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë personat e përfshirë në këtë vepër.

“Akuzat për mashtrimin e vëllait tim në trafikun e drogës në Shqipëri janë një shpifje. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri, është një ndër qytetarët e shumtë të këtij vendi që nuk ka pasur asnjë problem ligjor në territorin shqiptar.

Nuk kam dashur të merrem me retorika. Por tani që këta sharlatanë e kaluan cakun duhet të jap një përgjigje. Audi-përgjimi është një mashtrim i bërë keq madje.

Kushdo i përfshirë në këtë skandal duhet të marrë përgjigjen e merituar. I kërkoj publikisht prokurorisë veprime të shpejta për gjetjen e personave të përfshirë në këtë aferë kriminale. E gjitha që ndodhi këto ditët e fundit është e orkestruar”, tha Xhafaj.