Asambleja e PS, Rama propozon: Ruçi-Sekretar i Përgjithshëm

423
Asambleja e re e Partisë Socialiste e dalë nga Kongresi i kësaj Partie është mbledhur sot për të zhvilluar zgjedhjet në nivelin e lartë të kësaj force. Pritet që në zbatim të ndryshimeve të reja statutore, Asambleja të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë, Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Kryefinancierin dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare. Ndërkohë që sot do të shqyrtohet edhe kërkesa e 2 deputetëve Blushi e Hafizi në lidhje me referendumin e 9 prillit. Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë të zgjedhur nga vota e më shumë se 1500 delegatëve. 50% e tyre janë gra dhe 50% burra. Rama ka propozuar sot Gramoz Ruçin sekretar të Përgjithshëm të kësaj partie.
Sigal