Ballina Politikë Ardian Dvorani më 13 Dhjetor 1990 me akuzën “për akte terroriste kundër...

Ardian Dvorani më 13 Dhjetor 1990 me akuzën “për akte terroriste kundër pushtetit popullor”, kërkoi dënimin me 15 vjet burg të shkodranëve që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës

885
Sigal

Ardian Dvorani, shërbëtori i Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, është simboli i persekutorit politik të diktaturës në sistemin e ri të drejtësisë.  

Me 13 Dhjetor 1990  me akuzën “për akte terroriste kundër pushtetit popullor” kërkoi dënimin me 15 vjet burg të shkodranëve që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

Deklaratë e deputetes Izmira Ulqinaku

Konfirmimi në detyrë nga organet e vettingut i Ardian Dvoranit, shërbëtorit politik të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, nuk ishte thjesht një lajm i keq për Reformën në Drejtësi, duke i vënë vettingut vulën e një procesi politik.

Ardian Dvorani, simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruar apo me, të paktën, 3 shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri të drejtësisë.

Shkodranët e njohin mirë prokurorin e diktaturës Ardian Dvorani, por çdo qytetar tjetër ka të drejtë ta dijë se Ardian Dvorani është një shërbëtor i vjetër i Partisë së Punës sa herë ajo ka qenë në pushtet, në diktaturë dhe më demokraci,me emrin Partia Socialiste apo Rilindje!

Ardian Dvorani ka qenë prokurori që, 1 ditë, pas krijimit të partisë së parë opozitare në vend, pas 45 vitesh diktaturë, akuzoi për terrorizëm dhe kërkoi 15 vjet për shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

Më 13 Dhjetor 1990 me zellin e shërbëtorit ndaj Partisë, Ardian Dvorani, akuzoi qytetarët e pafajshëm shkodranë, që kërkonin demokraci, për  “akte terroriste kundër pushtetit popullor”.

Ardian Dvorani, që sot ka kaluar vettingun dhe i shërben Edi Ramës më Gjykatën e Lartë, 28 vjet më parë kërkonte dënimin me 15 vjet burg për “armiqtë e popullit”, për aktin heroik të hedhjes së bustit të diktatorit në Shkodër.

Qytetarët që kanë vuajtur nga persekutimi i prokurorit politik të diktaturës, Ardian Dvorani, janë ende gjallë dhe janë dëshmi ulëritëse sesi Edi Rama po mban në sistem shërbëtorët e diktaturës më të egër në Europë.

Ardian Dvorani është simbol i kalbjes së sistemit të drejtësisë në vend.

Nëse organet e vettingut nuk do te ishin të korruptuara politikisht, sot Ardian Dvorani duhet të ishte përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mungesën e integritetit moral dhe profesional, pasi një shërbëtor i zellshëm i diktaturës deri në grahmat e fundit të saj, nuk mund të jetë i denjë dhe nuk mund të japë drejtësi në një sistem demokratik.