Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO/ Kuvendi miraton protokollin e Uashingtonit

77
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro Protokollin e Uashingtonit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Pas disa fjalëve përshëndetëse të deputetëve të majtë e të djathtë që shprehen mbështetjen e tyre për anëtarësimin e fqinjit tonë verior në aleancën euro-atlantike, kreu i Kuvendit Ilir Meta çeli votimin e protokollit që u votua me shumicë të cilësuar. I pranishëm në sallën e Kuvendit tonë, kreu i Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviç, falënderoi në fund të votimit Shqipërinë për mbështetjen e vendit të tij në këtë proces të rëndësishëm. Që Mali i Zi të bëhet anëtar me të drejta të plota, duhet që ky protokoll të miratohet nga të gjithë parlamentet e 28 vendeve anëtare të NATO-s, por edhe nga parlamenti malazes.