Analisti: Të paguajmë taksë edhe për Flamurin Kombëtar

663
Juristi dhe analisti politik në Kosovë, Dastid Pallaska, thotë se pagesa për Rrugën e Kombit ka për qëllim mbulimin e rënies së përkohshme të biznesit të drogës. Ai shton se pas kësaj pagese, kosovarët në të ardhmen e afërt do të jenë të detyruar të paguajnë edhe për përdorimin e flamurit kombëtar vetëm e vetëm që Shqipëria dhe Edi Rama të mos e ndjejnë krizën nga humbja e parave të drogës. “Haraçi’ i Rrugës së Kombit synon me i zbut’ humbjet “buxhetore” që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e “biznesit” të ish-ministrit të Brendshëm. Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar. Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtruar pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e – besa – edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku 1 euro nga ky “haraç” do t’i dedikohet “idesë” patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar!”, shprehet Pallaska.
Sigal