PD: Taksa 10 euro e Edi Ramës për Rrugën e Kombit, korruptive dhe e papërballueshme

378
Partia Demokratike thotë se do ta anullojë konçensionin e Rrugës së Kombit sapo të vijë në pushtet. Deklarata është bënë sot nga deputetja Jorida Tabaku, e cila akuzoi kryeministrin Rama se tarifa prej 10 euro për çdo udhëtim në Rrugën e Kombit është një taksë e re për shqiptarët. Përmes një deklarate nga selia blu ajo tha se dhënia me konçension e kësaj rruge është një aferë korruptive.
“10 euro, para që do të merren nga xhepat e lodhur e të varfër të qytetarëve të vendit. 5 euro në vajtje e 5 euro në kthim.Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur del në pah se qeveria ka vendosur këtë nivel takse, 33 për qind më të lartë se niveli maksimal që kanë sugjeruar ekspertët.Sipas strategjisë, pagesa për rrugën e Kombit duhet të varionte nga 0,5-3.5 cent/km. Për 114 km nga Miloti në Morinë pagesa e përballueshme për veturat duhet të ishte nga 0.57-3,99 Euro për të gjithë gjatësinë e rrugës. Në rast se pagesa do të zhvendoset në Rrëshen atëherë totali nuk duhet të kalojë 2,8 Euro për të gjithë distancën.Mirëpo Edi Rama e caktoi 5 Euro! Të paktën 33% më shumë se çmimi i maksimal sugjeruar nga ekspertët!Një aferë e pastër me miliona euro çdo vit, një barrë e re e vendosur në kurrizin e shqiptarëve, sipas skemës së qeverisë për 30 vite me radhë, në emër të mirëmbajtjes së rrugës, kjo, shtuar subvencionit prej 5,6 milionë euro çdo vit që do të japë shteti. Po taksa e qarkullimit që është rritur në dy vjet me 240 lekë, për çfarë përdoret në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?!”, tha Tabaku. Sipas saj përpara se Rruga e Kombit të jepej me konçension duhej bënë një analizë e plotë e impaktit ekonomik që ka vendosja e kësaj tarife.
Sigal