Ambasadorja gjermane, takim urgjent me kryeparlamentarin Ruçi në Kryesi

190

Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në kryesinë e Kuvendit mbërriti ambasadorja gjermane Susane Schutz për një takim kokë më kokë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Nuk dihet qëllimi i këtij takimi, por, derisa ambasadorja gjermane erdhi kaq urgjent në Kryesinë e Kuvendit, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, mundet që të jetë diskutuar dhe situata pas protestës së 16 shkurtit të opozitës. Ndoshta tani ambasadorët e akredituar në Tiranë, bëjnë negociatat për qeverinë transitore?