Ambasadori i BE-së dhe përfaqësuesja e SHBA-ve në zyrën e kryeministrit Rama: Negociata për qeveri tranzitore?

410
Sigal

Në një situatë jonormale politike, kur opozita ka vendosur të djegë mandatet, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones dje paradite shkuan urgjentisht në kryeministri për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama. Temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend pas protestës së 16 shkurtit. Ky takim vjen menjëherë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha, mori edhe mbështetjen e aleatëve të tij për djegien e mandateve. Natyrisht, kuptohet që tema e bisedës është se çfarë duhet të bëjë tani mazhoranca, që opozita të mos largohet nga parlamenti. Opozita ka dhënë ultimatumin: Qeveri tranzitorë pa Ramën Kryeministër. Do të dorëzohet kryeministri Rama, tashmë përpara presionit të ndërkombëtarëve, që Shqipëria të mos futet tërësisht në një krizë të thellë politike, me pasoja të paparashikuara?