Ambasadorja e re franceze interesohet për Beratin

548
Ambasadorja e re e Francës në Shqipëri, Christina Vasak zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, në kuadër të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit u diskutua veçanërisht mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e projekteve që lidhen kryesisht me qendrën historike.

Në vijim të vizitës së saj, diplomatja franceze zhvilloi edhe një takim frytdhënës me kryetarin e Këshillit të Qarkut Berat, Fatlli Adilaj.

Në takim ishte i pranishëm edhe këshilltari ekonomik për Ballkanin, Jean Marie Demange.

Përgjatë vizitës, theksi u vu në bashkëpunimin në fushën e zhvillimit ekonomik, kulturës si dhe turizmit.

Ambasadorja franceze dhe kolegët e saj shprehen vlerësimin e tyre të veçantë për qarkun e Beratit, veçantinë e tij turistike dhe potencialin për zhvillim të mëtejshëm social ekonomik.
Sigal