Ambasadori i ri i Estonisë, Priit Pallum, i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Meta

668
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Estonisë në vendin tonë, Sh.T.Z. Priit Pallum.
Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e mirë politik midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve të vizitave e të kontakteve në të gjitha nivelet politike.
Duke iu referuar ekspertizës së mirënjohur estoneze në fushën e teknologjisë dhe informacionit, si dhe mundësive reale të bashkëpunimit në këtë aspekt, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e progresit të Shqipërisë në këtë drejtim, për një rritje ekonomike më të lartë, por dhe garantimin e shërbimeve më cilësore e transparente ndaj qytetarëve. 
Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen shumë domethënëse që Estonia i ka dhënë Shqipërisë përgjatë procesit të integrimit evropian, si dhe për konfirmimin e mbështetjes për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. 
Një vlerësim të veçantë Presidenti Meta e bëri për mbështetjen që Estonia i ka dhënë Kosovës, që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë e në vijim.


Sigal